Vendosni fjalën kyçe....

Kompania gjigante e çokollatës nën akuzë për shfrytëzimin e fëmijëve në Ganë


Gjigantët e çokollatës ‘Cadbury’ janë akuzuar për shfrytëzimin e punës së fëmijëve në Ganë, duke punësuar fëmijë deri në 10 vjeç për të goditur me hanxhar bimët e kakaos, sipas një dokumentari të Channel 4 Dispatches.

Pamjet tregojnë fëmijë që dyshohet se punojnë në një fermë të drejtuar nga pronarët e Cadbury, duke përdorur thika të mprehta për të hapur bimët e kakaos, me një vajzë që pretendon se ishte mashtruar për të punuar me orë të gjata atje.

Themeluesja e ‘Slave Free Chocolate’, Ayn Riggs, pohoi: “Kompanitë e çokollatës premtuan ta pastronin këtë më shumë se 20 vjet më parë. Ata e dinin se po përfitonin nga puna e fëmijëve dhe i kanë shmangur premtimet e tyre.”