Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku nxjerr videon: Kantiere imagjinare tek “Sami Frashëri” dhe “5 Maji”, 4 pyetje për Veliajn


Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka publikuar një tjetër video këtë mëngjes, në lidhje me projektin e rindërtimit të shkollës Sami Frashëri si dhe në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.

Sipas saj, në këto dy kantierë nuk vijon puna përkundër asaj që ka deklaruar qeveria.

Tabaku flet për kantierë imagjinarë të Rilindjes, ndërsa shton se videomontazhet nuk e fshehin dot dështimin dhe korrupsionin.

 “Pamjet më poshtë janë marrë sot në mëngjes në dy nga kantieret imagjinare të Rilindjes. Ku ndërtohen shtëpi imagjinare, rrugë dhe porte në 3D apo aeroporte qe duhet te kishin përfunduar vite më parë. Por sapo kamerat largohen nga kantieret imagjinare, gjithçka i rikthehet heshtjes dhe shesheve të premtimeve të pambajtura.
Fakt mbetet që një vit pas tërmetit janë ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3389 te kontraktuara për rindërtim. Sikundër lagjet e reja apo aeroportet anë e mbanë Shqipërisë ekzistojnë vetëm në një folder special në USB-në e Arben Ahmetaj.

Premtimet e pambajtura dhe kjo qeveri janë binom i pandashëm. Sado të mundohen, videomontazhet nuk e fshehin dot dështimin dhe korrupsionin që ka shoqëruar në çdo hap procesin e rindërtimit.”– thotë Tabaku.

Ish-deputetja e PD-së i shtron dhe disa pyetje kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Ajo e pyt Veliajn për fondet me të cilat po ndërtohet shkolla dhe pse nuk është bërë publike procedura e tenderimit.

 “Sot sërish dua të ndalem tek procedura e shembjes së gjimnazit “Sami Frashëri” për t’i drejtuar kryetarit të bashkisë këto pyetje që kanë mbetur ende pa përgjigje:
1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite?
2. Me çfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.
3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt…
4. Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike?
ER dhe EV duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro.
Më poshtë pamjet nga “sheshet e ndertimit” tek gjimnazi “Sami Frashëri” dhe kompleksi 5 maj”- pyet Tabaku Veliajn ndërsa shpërndan dhe videon e mëposhtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *