Vendosni fjalën kyçe....

Policia çeke do patrullojë bregdetin e Shqipërisë


Policia shqiptare do patrullojë plazhet në vend në bashkëpunim me policinë çeke.

Marrëveshjen e njoftoi kreu i Policisë së Shtetit, Veliu, gjatë një takimi me kreun e Policisë Çeke, Jan Svejdar, i cili zhvilloi një takim në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë.

”Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe eksperiencave është shtrirë në disa fusha, qoftë mes drejtorive kundër narkotikëve, në fushën e sigurisë rrugore dhe në drejtime të tjera, por pavarësisht këtij niveli bashkëpunimi duhet të punojmë që ta forcojmë më tej. Një rast shumë i mirë bashkëpunimi është dakordësia dhe gatishmëria për nënshkrimin e marrëveshjes për patrullimet e përbashkëta gjatë sezonit turistik që nisëm që vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë u pengua implementimi i saj. Shpresojmë që me përmirësimin e situatës kjo marrëveshje të jetëzohet. Ky është një rast i mirë që kolegët e të dy vendeve të shkëmbejnë eksperiencat dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.”– tha Veliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *