Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e Nuredin Dumanit, shkon në gjashtë numri i të arrestuarve


Gjashtë persona janë arrestuar deri më tani lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e së martës në rrugën Elbasan-Cërrik pas së cilës  arrestua në Fier i shumëkërkuari Nuredin Dumani.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë shoqëruar 12 persona.

Pas ndalimit të Nuredin Dumanit dhe dy personave të tjerë, mbrëmjen e djeshme u arrestuan në Fier edhe dy mjekë e një infermier të cilët i mjekuan plagët Dumanit në një mjedis privat.