Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga arrestimi i Dumanit në Fier, i plagosur po mjekohej në një apartament


Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me arrestimin e Nuredin Dumanit, i cili ishte në kërkim për disa vrasje, ndërsa pasditen e sotme ai dyshohet se i bëri atentat Talo Çeles, ky i fundit gjithashtu dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Dumani u arrestua në një pallat që ndodhet rreth 1 km larg spitalit të Fierit, gjatë një aksioni të policisë dhe RENEA-s.

Në momentin e arrestimit, Dumani nuk ka bërë rezistencë, pasi ka qenë i shtrirë në një krevat dhe ishte duke u mjekuar në kushte shtëpie.

Policia i ka gjetur në cilësinë e provës material një armë zjarri, ndërsa në banesën ku ai qëndronte është arrestuar edhe një person tjetër, gjithashtu i armatosur. 

Nuredin Dumani ka qëlluar mbi 20 herë drejt BMW-së me xhama të zinj ku dyshohej se fshihej Talo Çela. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur këtij sulmi me armë, për pasojë ka mbetur i plagosur Dumani. Menjëherë pas kësaj ngjarje, Talo Çela që dyshohej se fshihej te BMË-ja me targa të vjedhura në Durrës në prill të 2021, ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, e ndërsa Dumani është arrestuar në Fier.

Ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore, ku gjendja e tij paraqitet e rëndë, për pasojë është nisur drejt Traumës në Tiranë.