Vendosni fjalën kyçe....

U soll me shpejtësi në Tiranë, Nuredin Dumani ka plumb në mushkëri


Nuredin Dumani, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në Fier ka marrë një plumb në mushkëri. Personi në fjalë, një nga më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare dyshohet se ka lidhje me mjetin e bërë shoshë nga plumbat që u gjet në Elbasan.

Ai u ndalua në një apartament në Fier ku po mjekohej pas plagëve të marra. Fillimisht Dumani është mjekuar në spitalin e Fierit e më pas është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dumani i është nënshtruar një operacioni po mjekët nuk ia kanë hequr ende plumbin për shkak të ndërlikimeve në mushkëri.

Gjendja e tij është më e qëndrueshme se mbrëmjen e djeshme e pas stabilizimit pritet që ai t’i nënshtrohet një tjetër operacioni. I arrestuari dyshohet se ka lidhje me një sërë atentatesh në vend mes të cilëve ai ndaj vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela e katër të rinjve në Durrës.