Vendosni fjalën kyçe....

I fashuar në shpinë, me një automatik pranë, del videoja e arrestimit të Nuredin Dumanit


Është publikuar videoja e arrestimit të Nuredin Dumanit mbrëmjen e djeshme në Elbasan, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Ai u gjet në një apartament në Fier i fashuar në shpinë, me një plagë plumbi ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë nuk ka bërë rezistencë.

Pranë tij u gjet edhe një armë automatike ‘Kallashnikov’ e cila besohet se është përdorur në ngjarjen e ndodhur pak orë më parë në Elbasan ku u gjet një mjeti tip ‘BMW’ i bërë shoshë nga plumbat.

Dyshohet se Dumani ka qëlluar ndaj mjetit ku dyshonte se qëndronte Talo Çela. I arrestuari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë pas një operacioni në spitalin e Fierit.

Dumani dyshohet për një sërë atentatesh në vend mes të cilëve ai ndaj vëllait të Talo Çelës dhe katër të rinjve në Durrës.