Vendosni fjalën kyçe....

Mjekuan Nuredin Dumanin por nuk kallëzuan krimin, arrestohen 2 mjekë dhe një infermier


Dy mjekë dhe një infermier janë arrestuar për shkak se mjekuan Nuredin Dumanin por nuk kallëzuan në polici ngjarjen.

Mjekët janë arrestuar me akuzën e moskallëzim krimit pasi kanë shkuar në shtëpinë ku qëndronte dhe e kanë mjekuar pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Dumani u arrestua në Fier mbrëmjen e djeshme në një operacion të policisë që pati indicien nga një tentativë për vrasje në aksin Elbasan-Papër ku u qëllua me breshëri ndaj një makine BMW.