Vendosni fjalën kyçe....

Policia aksion në Fier, arrestohet Nuredin Dumani, dyshohet se u përfshi në atentatin në Elbasan


Gazetarja Klodiana Lala raportoi se policia ka arrestuar Nuredin Dumanin gjatë një aksioni të policisë.

Forca të shumta policore kontrolluan në një pallat shumë katesh në një nga rrugët e qytetit të Fierit ndërsa kanë ngritur edhe një dron për të kryer kontrolle.

Në pamjet publikuara “BalkanWeb” shihet se si forcat e policisë dhe efektivë të RENEA-s vrapojnë me armë në dorë. Më pas një person shoqërohet.

Dumani dyshohet se sot u përfshi në ngjarjen ku një makinë tip BMW u qëllua me armë në Elbasan në të cilën dyshohet se ishte i shumëkërkuari Talo Çela.

Nuredin Dumani dyshohet si një prej vrasësve të Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Nuredin Dumani, gjithashtu është në kërkim nga prokuroria e Durrësit, pasi akuzohet se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020, thuhet se ka bashkëpunuar me Talo Çelën, e më pas i ka ekzekutuar të vëllanë, për arsye ende të paqarta.