Vendosni fjalën kyçe....

Sillet te Trauma Nuredin Dumani, u gjet i plagosur në Fier


Është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë Nuredin Dumani, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në Fier pas një atentati me armë në Elbasan.

Dumani mori një plumb në shpatull e pas një operacioni në spitalin e Fierit është dërguar nën masa të rrepta sigurie drejt kryeqytetit.

Dyshohet se Dumani ka lidhje me mjetin tip ‘BMW’ që u gjet i bërë shoshë nga plumbat në Elbasan.

I ndaluari ka qenë një nga personat më të kërkuar në vend pasi dyshohet si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale.

Ai dyshohet si ekzekutori i vëllait të Talo Çelës e katër të rinjve në Durrës.