Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të ish-kryeministrave Naftali Bennett dhe Yair Lapid për krijimin e një liste të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2026.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Netanyahu riktheu në vëmendje marrëveshjen e vitit 2021 mes Bennett, Lapid dhe Mansour Abbas, duke sugjeruar se një bashkëpunim i tillë do të përsëritet.
“E bënë një herë, do ta bëjnë sërish”, shkruhej në mbishkrimin e videos, e cilësuar si provokuese, percjell JP.
Reagimet politike kanë qenë të shumta, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita. Ish-shefi i shtabit dhe lideri politik Gadi Eisenkot e përshëndeti bashkimin, duke theksuar se qëllimi i përbashkët është fitorja në zgjedhje dhe ndryshimi i drejtimit të vendit.
Ndërkohë, kreu i partisë “Blu dhe Bardhë”, Benny Gantz, përgëzoi Bennett dhe Lapid, duke theksuar nevojën për një qeveri uniteti të gjerë që të shmangë ekstremet dhe të çojë përpara Izraelin.
Nga ana tjetër, përfaqësues të koalicionit qeverisës kanë reaguar me tone të forta. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, publikoi një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale që ironizonte aleancën, ndërsa ministri i Financave, Bezalel Smotrich, e quajti atë “aleanca e shërbëtorëve të Abbasit”.
Edhe lideri i Avigdor Liberman e përshëndeti bashkimin, duke theksuar se objektivi kryesor mbetet zëvendësimi i qeverisë aktuale.
Debati politik në Izrael po intensifikohet ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve parlamentare, me aleanca të reja dhe përplasje të forta mes kampeve rivale.
הם יעשו זאת שוב pic.twitter.com/NJd4oTP93C
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) April 26, 2026
