Vendosni fjalën kyçe....

Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë: Nuk kemi asnjë rast të ri


Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ka dalë sot në një konferencë për mediat lidhur me situatën e gripit të shpendëve në vend, nga ku deklaroi se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë vatër të re të infeksionit dhe asnjë rast të ri.

“Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV, dhe po ashtu asnjë denoncim apo njoftim në numrin e gjelbër.

AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.”– tha Gjeci.

Më pas zv.ministrja nisi të lexojë bilancin e ditës, ndërsa garantoi konsumatorët se ushqimet në treg, në qendrat e licensuara janë të sigurta.

“Në 24 orët e fundit:

  • Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar
    •Nuk kemi vatra të reja infeksioni
    •Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
    •Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.
    •Vazhdojmë monitorimin e të gjithë territorit

Garantojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta.”– tha Gjeçi.