Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Bllakos, Taulant Balla: Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur


Në një deklaratë pas mbledhjes së te “Vila 31” të grupit të PS-së, deputeti Taulant Balla tha se kërkesa e SPAK për Kuvendin për të lejuar arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet nesër nga Këshilli i Mandateve.

Ai theksoi se nga Kuvendi nuk do të ketë asnjë vonesë lidhur me procedurat që duhet të ndiqen.

 “PS e ka thënë që nuk do të jetë asnjëherë zyrë avokatore për askënd brenda saj që vendoset në përballje me drejtësinë. Sapo kryetarja e kuvendit ka thirrur nesër në 18:00 këshillin për mandate që është institucioni që vihet në dije për këtë situatë dhe ai këshill është vënë në dijeni dhe Bllako dhe në këtë këndvështrim procedura do të vijojë pa asnjë vonesë në funksion të drejtësisë.

Për ne është shumë rëndësishme që drejtësia të bëjë punën e saj. Kam komunikuar edhe me kryetaren e Kuvendit për ecjen sa më shpejt të procedurave parlamentare. Nuk ka asnjë vonesë, gjithçka do ecë sipas procedurave të përcaktuara nga Kuvendi. Asnjë vonesë dhe asnjë pengesë për të çuar përpara një arritje që Shqipëria e ka të pakontestueshme, Reforma në Drejtësi që po jep rezultate.”- tha Balla.