Vendosni fjalën kyçe....

Hahn: Gjermania, Franca e Danimarka skeptike për Shqipërinë, kërkojnë shtyrje të vendimit


Gjermania, Franca e Danimarka kanë kërkuar shtyrje të vendimit për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kjo është ajo që ka thënë Komisioneri për Zgjerimin, Hahn, në konferencë për shtyp lidhur me këtë çështje. Sipas Hahn, tre vendet e lartpërmendura kanë kërkuar me shumë kohë për të këqyrur raportin e KE-së.

‘Zgjerimi çështje strategjike e BE-së. Franca, Gjermania  e Danimarka janë skeptike për Shqipërinë dhe kërkojnë shtyrjen e vendimit për Shqipërinë. Gjermania do më shumë kohë për raportin e KE-së. Disa vende të BE-së nuk janë të gatshme për çeljen e negociatave. Është bërë progres por nuk jemi aty ku duhet. Shpresoj për një vendim pozitiv në tetor. Këshilli ka thënë se është mjaft i rëndësishëm integrimi në BE. Shpresojmë që këto vende të Ballkanin Perëndimor të integrohen në BE. Ka disa vende që nuk janë të gatshme për të pranuar hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, megjithatë BE mendon se këto vende duhet të shpërblehen. Nuk është vetëm në interes të këtyre 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor por edhe në interesin tonë. Është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë me këto vende që përmirësojmë kushtet. Të gjitha këto bazohen edhe në merita individuale. Sipas rezultateve zgjerimi ndikon në paqe, në stabilitet në rajon pra është investim për to, megjithatë një vendim nuk është arritur të merret në lidhje me hapjen e negociatave. Nuk është arritur të merret këtë verë. Kërkojnë më shumë kohë për rekomandimet tona që të bëjnë vlerësimin e tyre”, ‘ – tha ndër të tjera Hahn në fjalën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *