Vendosni fjalën kyçe....

Informatori denoncon rrjetin masiv të ryshfetit të huaj të Microsoft


Sipas informatorit Yasser Elabd, një punonjës prej 20 vitesh i kompanisë Microsoft, i cili publikoi dëshminë e tij të premten në faqen e internetit Lioness, gjiganti i teknologjisë po jep ryshfet në  shkallë masive për klientët në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Elabd pretendon se kompania shpenzon më shumë se 200 milionë dollarë në vit për ryshfet dhe skemat e rryshfetit në Arabinë Saudite, Katar, Zimbabve, Nigeri dhe Ganë, mes vendeve të tjera.

Ai pretendon më shumë se gjysma e menaxherëve dhe shitësve në ato rajone janë të përfshirë në ryshfet dhe kushdo që përpiqet të ndalojë kulturën e ryshfetit është i përjashtuar nga marrëveshjet e mira dhe përfundimisht largohet nga kompania. .

Ndërsa mashtrimet morën forma të ndryshme, ato shpesh përfshinin qeveritë që paguanin miliona dollarë për softuere që nuk i morën kurrë, ose ‘merrnin’ zbritje të majme që nuk preknin kurrë bilancin e klientit. Paratë e munguara do të përfundonin të ndara midis punonjësve të Microsoft dhe figurave qeveritare të përfshira në marrëveshje dhe nënkontraktorët, tha Elabd.

“Po ndodh në të gjitha nivelet. Të gjithë drejtuesit janë të vetëdijshëm për këtë dhe ata po promovojnë njerëzit e këqij”, tha ish-ekzekutivi për The Verge të premten.

“Nëse po bëni gjënë e duhur, ata nuk do t’ju promovojnë.”

Ai pretendon se ka folur me pesë punonjës të tjerë të cilët u ndëshkuan në mënyrë të ngjashme për ngritjen e alarmit për mashtrim.

Komisioni i Letrave me Vlerë i SHBA-së dhe Departamenti i Drejtësisë hetuan më parë pretendimet që përfshinin kompaninë Microsoft që merrte lloje të ngjashme ryshfetesh në Hungari, Arabi Saudite, Turqi dhe Tajlandë, duke arritur përfundimisht një marrëveshje prej 25.3 milionë dollarësh me firmën e softuerit në këmbim të premtimit të kompanisë se përfundonte kontratat e saj me një ortak të caktuar.

Pavarësisht letrës ‘mea culpa’ të presidentit të kompanisë Brad Smith dërguar punonjësve më pas, në të cilën ai e quajti korrupsionin ‘plotësisht të papranueshëm’ dhe kërkonte një mbikëqyrje më të fortë, Elabd argumenton se problemi është rritur edhe më shumë, duke vënë në dukje se Microsoft po punon ende me partnerët e listës së zezë përmes një ndërmjetësi.

Ndërsa Elabd ishte në gjendje të pengonte një episod të ngjashëm ryshfeti në Nigeri, ai më pas u thirr nga një menaxher dhe u hoq nga puna për ndërhyrjen e tij. Me sa duket i shënjuar që atëherë, ai e gjeti veten të përjashtuar nga marrëveshjet fitimprurëse, iu kundërshtuan kërkesat për udhëtim dhe iu shmang një ‘plani për përmirësimin e performancës’.

Kjo nuk e ka penguar Elabd që të gjurmojë mashtrimet dhe ryshfetet e mëtejshme në Microsoft dhe nënkontraktorët e tij. Ai pretendon se ka dokumentuar ryshfet për Microsoft-in dhe nënkontraktorët e tij nga Katari, Kameruni dhe Afrika e Jugut, dhe ia ka përcjellë atë informacion drejtpërdrejt Komisionit të Letrave me Vlerë të SHBA-së (SEC).

Ndryshe nga më parë, thotë ai,SEC dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DD) duken të painteresuar për ta ndjekur këtë çështje, edhe pse ai i ka dorëzuar provat tri herë. Nga ana e tij, Microsoft ka fajësuar pandeminë për dështimin e saj për të mbledhur më shumë prova nga jashtë.

Microsoft ka arritur në thelb një monopol mbi softuerin në kontinentin afrikan, tha Elabd në pretendimin e tij, duke vënë në dukje se qeveritë që punojnë me Microsoft-in po ‘hedhin miliona dollarë publike në produktet e papërdorura të Microsoft, kështu që disa zyrtarë, partnerë dhe punonjës të zgjedhur mund të pasurohen’.

Microsoft këmbënguli se ‘i kishte hetuar më parë këto akuza, të cilat janë taashmë shumë të vjetra, dhe i kishte adresuar ato,’ tha për The Verge zv.Presidentja dhe zv.Këshilltarja e për Pajtueshmërinë dhe Etikën Becky Lenaburg në përgjigje të pretendimeve të Elabd. Kompania theksoi se ishte e përkushtuar ndaj ‘praktikave etike’.