Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Nesër do të marrim vendimin për Orlando Rakipin, djalin e Aqif Rakipit


Ditën e martë Partia Socialiste do të shprehet zyrtarisht se çfarë vendimi do të merret për deputetin Orlando Rakipi, pasi babai i tij ish-deputet, Aqif Rakipi, u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

“Për pyetjen tjetër e kam thënë se do të kem një komunikim pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e nesërme.”– deklaroi Balla në një konferencë pasi u pyet nga gazetarët lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë se Departamenti i Thesarit Amerikan javën e kaluar vendosi sanksione të ashpra ekonomike për ish-deputetin Aqif Rakipi, lidhur me akuzat për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Në reagimin e tij të parë pas sanksioneve, ish-deputeti Aqif Rakipi u shpreh i bindur se i vetmi person që “ia ka bërë këtë” është Lulzim Basha.

Aqif Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara më 25 prill 2021, djali i tij, Ornaldo Rakipi u zgjodh me një numër surprizë votash deputet i Partisë Socialiste në Tiranë.