Vendosni fjalën kyçe....

Rritet sërish çmimi i naftës, shkon në 265 lekë në një pikë karburanti në Tiranë


Çmimi i naftës është rritur sërish në pikat e karburanteve në Shqipëri.

Në një karburant në zonën e ‘Kodrës së Priftit’ çmimi i naftës ka shkuar në 265 lekë për litër.

Në karburante prej disa ditësh vihet re një rritje dita ditës e çmimeve ndërsa qeveria tha sot se nuk mund të ndërhyjë dhe se lidhet me situatën në tregjet ndërkombëtare dhe luftën në Ukrainë.

Në Tiranë, në datën 9 mars 2022 në orën 17:00 përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm, fermerë e blegtorë do të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.