Vendosni fjalën kyçe....

Lojtari i kombëtares shqiptare në radarin e klubeve të mëdha


 

Për Nedim Bajramin raportohet se kanë shprehur disa nga klubet e mëdha evropiane, pasi ai është duke kaluar një sezon të shkëlqyeshëm me Empolin.

Mesfushori shqiptar deri më tani ka shënuar nëntë gola dhe ka ndihmuar Empolin me pesë asistime.

Sipas “Calciomercato”, Roma është e fundit që i ka hyrë garës për transferimin e 23-vjeçarit, teksa thuhet se po vazhdon edhe interesimi nga Juventusi.

Mediumi italian ka raportuar se ka klube edhe nga Premier Liga që kanë shprehur interesim për anëtarin e Kombëtares shqiptare, por emrat e klubeve nuk u zbuluan.