Vendosni fjalën kyçe....

Rama vendos drejtoreshën e re të Tatimeve


Emërohet drejtoresha e re e Përgjithshme e Tatimeve, një javë pas shkarkimit të Enton Duros. Ajo është  Dalina Ibrahimaj.

Delina Ibrahimaj që sot ka marrë drejtimin e Tatimeve në Shqipëri, ka qenë drejtuesja e INSTAT-it.

Ajo u emërua në vitin 2016 në postin e drejtores së përgjithshme të Institutit të Statistikave. Ndërsa më parë ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe më pas kaloi në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.

Pas Instatit që e përmendëm më lart, ajo kaloi te Tatimet.

“Unë kam besim se drejtuesja e re, sëbashki me ekipin drejtues të ministrisë dhe të tatimeve, i ka të gjitha mundësitë për të bërë sukses. Por suksesi në këtë drejtim kërkon sakrificë, jo në kuptimin e ndonjë heroizmi për në kuptimin e angazhimit të çdo individi dhe çdo strukture me fokus objektivin. Kështu që duke i uruar drejtueses së re sukses, po e mbyll.”, tha Rama në prezantimin e saj.

Enton Duro u shkarkua nga posti i drejtorit të Tatimeve vetëm 3 muaj pas marrjes së detyrës, pasi sipas kryeministrit kishte arritur rezultate të ulëta./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *