Vendosni fjalën kyçe....

“Do godasim Moskën” – Trump dëgjohet duke folur për paralajmërimin që i kishte bërë Putinit (Video)


Donald Trump paralajmëroi liderin rus Vladimir Putin se vendi i tij do ‘godiste Moskën’, është dëgjuer ish-presidenti amerikan duke i thënë lojtarit të golfit John Daly në një video të publikuar në internet, ku miliarderi diskuton armët bërthamore dhe parashikon se Kina do të pushtojë Tajvanin.

Trump diskuton Rusinë me ish-fituesin e Kampionatit të Hapur, Daly, duke përdorur thirrjen telefonike për të përshkruar Putinin si një ‘mik’ me të cilin ai ‘kalonte mirë’ dhe duke iu referuar një kërcënimi që ai bëri gjatë kohës së tij si President.

Në video Trump dëgjohet duke thënë: “Ata të gjithë po thonë, ‘Oh, ai është një fuqi bërthamore. Është sikur kanë frikë prej tij. E dini, ai ishte një mik i imi. Unë kalova shumë mirë me të. Unë i thashë, ‘Vladimir, nëse e bën këtë gjë, ne do të godasim Moskën’. Unë i thashë: “Ne do të godasim Moskën.”

Daly po pushonte brenda një salle në turneun Hoag Classic në Kaliforni. Një person në turne filmoi bisedën dhe verifikoi datën dhe vendndodhjen e videos, sipas Insajderit, i cili tha se zyra e Trump nuk ktheu një kërkesë për koment.

“Unë i thashë të njëjtën gjë. Kjo do të jetë e ardhmja. Kjo do të jetë e radhës. Tajvani do të jetë i radhës.” – dëgjohet të thotë më tej ish-presidenti Trump.