Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria i bashkohet BE-së në sanksionet ndaj Rusisë: Preken 654 individë e 52 subjekte


Shqipëria do i bashkohet masave shtrënguese nga ana e BE-së kundër Rusisë.

Në një deklaratë për media, ministrja e Jashtme Xhaçka tha se Tirana zyrtare po harton bazën ligjore për zbatimin e masave.

Në to përfshihen individë dhe kompanisë. Masat do zbatohen për 654 individë e 52 subjekte.

“Rezoluta e propozuar nga ne, do të votohet për t’u diskutuar në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria iu është bashkuar masave shtrënguese të BE kundër Rusisë. Po hartojmë bazën ligjore për zbatimin e këtyre masave shtrënguese. Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik. I bashkohemi sanksioneve të BE për ngrirje asetesh. Masat do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Ndalohet udhëtimi në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, diplomatë e zyrtarë.Sanksionet ekonomike në financë, energji, transport dhe teknologji.” – tha Xhaçka.

Më tej Xhaçka tha se hapësira ajrore e Shqipërisë do jetë e mbyllur që prej mbrëmjes së sotme për të gjithë avionët rusë.

“Hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore apo nevoja ndërshtetërore.” – shtoi Xhaçka

Pjesë e masave janë edhe sektorët financiarë, energjitike, transport e teknologji.

“Në Sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse. Në Sektorin e transportit do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Do të ndalohet gjithashtu ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse.” – shtoi ministrja e Jashtme.