Vendosni fjalën kyçe....

Russia Today bën përmbledhjen e parë për ofensivën ushtarake në Ukrainë


Media ruse RT ka bërë përmbledhjen e parë për ofensivën ushtarake në Ukrainë.

Ajo i është referuar një dekarate nga Ministria e Mbrojtjes sipas së cilës gjatë operacionit special janë goditur instalime të veçanta ushtarake ndërsa vetëm sot janë shkatërruar shtatë instalime kundërajrore si dhe tre dronë Bayraktar.

Më tej në përmbledhje bëhet me dije se trupat e Republikës së Luganskut kanë përparuar reth katër kilometra ndërsa ato të Donetskut rreth 6 kilometra, me ndihmën e forcave ruse.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes të cituar nga RT, Rusia pranon se disa trupa kanë humbur jetën në betejë por shton se humbjet ‘janë shumë herë më pak se ato të nacionalistëve’.

Në fund të përmbledhjes bëhet me dije se ‘fytyrat, zërat dhe korrespondenca e nazistëve ukrainas janë identifikuar’ ndërsa theksohet se ushtarët ukrainas që kanë dorëzuar armët do trajtohen me dinjitet.