Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 4 të rinj në Fier, gjatë operacionit u sekuestrohet droga që po shkëmbenin


Katër persona janë arrestuar në Fier pasi akuzohen për trafik droge. Ata janë ndaluar në kuadër të operacionit ‘Dërmënasi’, gjatë të cilit është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike.

Në pranga kanë rënë 34-vjeçari Bledar Duraj, 38-vjeçar Rozvelt Kumaraku, 30-vjeçari Izmir Genica e 24-vjeçari Kismet Genica.

Ata janë ndaluar në fshatin Fermë Çlirim gjatë shkëmbimit të lëndës narkotike sipas policisë.

Njoftimi

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pas një punë të mirëorganizuar, bazuar në informacionet e grumbulluara për disa shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe që do bënin shkëmbimin e saj, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dërmënasi”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Bledar Duraj, 34 vjeç dhe Rozvelt Kumaraku, 38 vjeç, banues në Kurjan; Izmir Genica, 30 vjeç dhe Kismet Genica, 24 vjeç, banues në Dërmënas. Katër shtetasit e arrestuar janë kapur gjatë operacionit, në fshatin Fermë Çlirim, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. G., 29 vjeç, banues në Dërmënas, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.”