Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa: Edhe pas arrestimit të Lefter Kokës, qeveria vazhdoi të jepte para për inceneratorët që sot i kanë pronarët në kërkim


Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, deputetja Ina Zhupa tha se ky komision ka ndaluar punën për 3 javë që pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, por përpos kësaj qeveria shqiptare gjatë kësaj kohe nuk ka ndaluar së dhëni para nga buxheti i shtetit për inceneratorët.

Gjatë fjalës së saj, Zhupa nisi të numëronte shumat e parave dhe datat kur këto para të buxheti të shtetit u janë paguar inceneratorëve vetë, brenda trëe javëve të fundit.

“Faleminderit zonja Kryetare!

Është e vertetë që komisioni ka ndaluar së punuari për 3 javë, por është po dhe aq e vertetë sa që qeveria ndërkohë nuk ka ndaluar së dhëni para të buxhetit të shtetit inceneratorëve dhe pse ne kemi 1 minister të arrestuar dhe 3 pronarët të shpallur në kërkim dhe zyrtarët e tjerë të shtetit sot në hetim dhe nesër duhet të jetë vet Edi Rama dhe Ministrat e tij.

Referuar thesarit të shtetit, thjeshtë në vëmendjen tuaj;

  • Me datë 15 dhjetor 2021 është kryer pagesa nga Ministrisa Infrastruktures dhe Energjise ne vleren 62,730,852 Leke për llogari të kontrates së inceneratorit Fier “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k
  • Me datë 14 dhjetor 2021 është kryer pagesa nga Bashkia Kavaje ne vleren 7,767,326 Leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k
  • Me datë 14 dhjetor 2021 është kryer pagesa nga Bashkia Durrës në vleren 15,486,123 leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k
  • Me datë 29 dhjetor 2021 eshte kryer pagesa nga Bashkia Tirane ne vleren 3,073,310 leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k
  • Me datë 29 dhjetor 2021 eshte kryer pagesa nga Bashkia Tirane ne vleren 86,882,307 leke per llogari te inceneratorit te Tiranes “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k

Që nga arrestimi i zotit Lefter Koka, Komisioni nuk ka funksionuar por qeveria dhe Bashkitë e vendit i kanë dhënë 1.5 milion euro kontratave të inceneratorëve.

Vazhdojmë me kthimin e përgjigjeve, ky komision referuar kthimit të përgjigjeve të ardhura nga kompania Integrated Technology ëaste Treatment Fier dhe Integrated Energy BV SPV Tiranë, kanë paraqitur përgjigje duke thënë: jeni të lutur që të shkoni t`I merrni vetë këto inforamcione në institucione shtetërore.

Pra nuk kanë dhënë përgjigje dhe ju keni marrë si përgjigje pra komisioni ka pranuar si përgjigje dhe Ju zonja Felaj thoni janë përgjigjur, ndërkohë ata na kanë çuar që ne të kërkojm informacion në një vend tjetër ku ndërkohë ne i kemi kërkuar informacion për pasuritë e luajtshme, të paluajtshme, borderotë e punonjësve që jane akte që subjekti i ka vetë  dhe nëqoftëse i kërkojmë këtë informacion në një subjekt tjeter, do të na duhet edhe nga inceneratorët sepse ne duhet të kryqëzojmë informacion kjo është ideja që të marrim informacionin që ata na japin dhe informacionin që do na japin institucionet tjera.

Ata mund të na kthenin përgjigje shikoni tek exceli i pagave që ka dalë nëpër ËhatsApp por nuk është kjo përgjigja që duhet të kthejnë dhe ne duhet ta pranojmë që është një kthim përgjigje normal që mund të funksionojë në punën e komisionit.

Në fakt nuk kanë kthyer përgjigje por kanë kthyer pacavure.

Kthimi i përgjigjes së ardhur nga Agjencia e Trajtimit të Koncensioneve (ATRAKO) thotë: shkoni në  Ëebin tonë zyrtar dhe gjejeni kontratat, ky është kthim përgjigjia atëher nqs kjo është kthim përgjigje serioze dhe komisioni e quan serioze këtë kthim përgjigje, atëher kot sa e kemi kërkuar dhe I bie që të futemi të gjithë ne Google dhe po kërkojmë cfarë të gjejmë dhe e bëjmë pacavure.

Ndërkohë që Agjencia vetë nuk e ka publikuar në bazë të VKM 211 viti 2016 ku Agjencia duhet ta publikonte, nqs hyni atje tani nuk i gjeni anekset e kontratave, nqs ju I gjeni në rrugë tjera ok por komisioni duhet t`I ketë nga Agjencia të ardhura bashkëlidhur kthimit të përgjigjeve dhe këtë po debatojmë që nuk kemi pasur përgjigje.

Këto nuk janë përgjigje, këto janë letra që kanë ardhur këtu duke na thënë neve shkoni gjejeni në vend tjetër, klikoni atje dhe nuk është në fakt as në seriozitetin e këtij komisioni dhe asnjë pale që këto shkresa t`i konsideroni të mirëqena si përgjigje dhe të filloni planin e hetimit nisur nga këto shkresa.

Kaq kisha për pjesen e parë. Faleminderit!”– tha Zhupa.