Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e 22-vjeçares Joy Ayoko, dalin hollësi nga letërporosia për autoritetet keniane


Autoritetet keniane kanë nisur përgatitjen e përgjigjes së letërporosisë së dërguar nga prokuroria shqiptare lidhur me vdekjen e 22-vjeçares Joy Ayoko.

Tre ditë më parë Drejtoria e Hetimeve Penale të INTERPOL Kenias ka kontaktuar nënën e Joy-t, Ruth Abongo dhe i ka kërkuar raportin e vdekjes së Joy-t për llogari të autoriteteve shqiptare, të cilën nëna ia ka dërguar 3 ditë më pare, shkruan News24.

Po ashtu media shkruan se përveç raportit të vdekjes së Joy-t në letërporosi autoritetet shqiptare kanë kërkuar edhe marrjen në pyetje të nënës së Joy-t, motrës dhe vëllait të saj dhe shoqes së Joy-t në Kenia, me të cilën 22-vjeçarja ka komunikuar pak minuta para ngjarjes së rëndë ku u dhunua barbarisht.

News24 ka publikuar të dhëna e dëshmi ku është zbuluar se shoqja e dhomës së Joyt, Emily Mutua i ka thënë motrës së Joy-t autorin e vrasjes së 22-vjeçares dhe për këtë arsye do pyetet edhe motra e Joy-t.

Këto persona pritet të merren në pyetje në ditët në vijim nga autoritetet keniane sipas pyetjeve që i kanë nisur autoritetet shqiptare dhe më pas do i kthehet përgjigje letërporosisë së prokurorisë shqiptare.

Autoritetet keniane kanë nisur kontaktimin e personave që do pyeten. Po ashtu autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion edhe për laptopin e Joy-t, i cili ndodhet në Kenia, pasi për grupin hetimor mund të jetë një provë e rëndësishme.