Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Do sjellim dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit, tjerat duhet t’i luajë SPAK-u


Kryetarja e komisionit hetimor për incenerarorët Tabaku ka qenë sot në SPAK.

Pas daljes ajo u tha gazetarëve se komisioni do bëjë detyrën e tij dhe do sjellë dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit.

Nënkryetarja e PD-së shtoi se SPAK duhet të bëjë detyrën e tij dhe se deri tani nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit.

“Komisioni hetimor është në pesë ditët e fundit. Sot fillojmë dëshmitë me një grup politikanësh. Besoj e jemi drejt fundit të hetimeve. Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, për të sjellë këtu dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit. Të tjerat do duhet t’i luajë SPAK. Ju siguroj se deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor, nuk ka asnjë cenim të punës sonë, përkundrazi po e mbështesim SPAK, duke bërë provat transparente. E sigurova SPAK se do të vendosim në dispozicion dokumentet. Takimi u kërkua nga unë” – tha Tabaku.