Vendosni fjalën kyçe....

7 humbje jete, 206 raste të reja me koronavirusin e ri në vend


Shtatë humbje jete janë regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin zyrtar të viktimave që janë raportuar që prej shpalljes së pandemisë në 3445.

Personat që kanë humbur jetën janë një qytetar nga Shkodra 55 vjeç, një qytetar nga Elbasani 63 vjeç, një qytetar nga nga Rrogozhina 70 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 79-86 vjeç.

Në spital po mjekohen 79 pacientë nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Nga 1610 testime ditore janë gjetur 206 raste të reja me Covid-19.