Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me motorin e policisë, plagosen dy efektivë


2 efektivë policie janë plagosur pasditen e sotme pasi janë përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës ‘Medar Shtylla’ e ‘Prokop Mima’.

Një makinë me drejtues një person me iniciale P.U. është përplasur me motorin e policisë që drejtohet nga efektivi A.Ll.

Dy efektivët kanë pësuar dëmtime të lehta.