Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama, ministrat e tij dhe Erion Veliaj kanë grabitur miliona me inceneratorët


Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama, ministrat e tij si dhe kryebashkiakun e Tiranës Veliaj për inceneratorët.

Gjatë prezantimit të kandidatit Ardian Muka në Shën Vlash të Durrësit, ai tha se miliona euro janë grabitur në këtë aferë.

Ai theksoi se Erion Veliaj ka grabitur në landfillin e Sharrës miliona euro, aferë në të cilën ai tha se është e përfshirë edhe kandidatja e PS-së në Durrës, Sako.

“Ministrat kanë vjedhur me valixhe, kanë grabitur milionat. Në aferën e djegësve janë futur në xhep miliona euro. Sharra është miniera e flororit e Edi Ramës. Veliaj privatizoi Sharrën e ia dha njeriut të vet, tani çdo ton pleh që depozitohet aty ju paguani 29 euro, kurse nëse shkon nga Durrësi 40 euro. Kjo është vjedhje e hapur, kurse dje ju nuk paguanit. Edhe Sako është e implikuar. Ka paguar taksa nga taksapaguesit e Durrësit 10 milionë euro. Ndodhi këtu groposja e plehrave. Rama i mbylli dosje Bashës këtu, por se nuk ia mbyll dot dosjen në Belgjikë. Luan Hoti është kopja e Bashës, se ka dhuratë nga Rama monopol të jahteve të Ramës nga Shkodra në Sarandë, monopoli është grabitje, korrupsion. Luan Hoti të japë dorëheqjen, ka gabuar që ka kandiduar.” – tha ndër të tjera Berisha.