Vendosni fjalën kyçe....

“Zgjatja e organeve të vetingut provë e kapjes së opozitës, ajo duhet të thotë çdo ditë që reforma në drejtësi ka dështuar”


Analisti Fatos Lubonja deklaroi sot se votimi në Kuvend i zgjatjes së afateve të organeve të vetingut është provë e një opozite të kapur.

Gjatë një interviste në rubrikën Opinion në News24, ai tha se opozita duhet të denoncojë çdo ditë që reforma në drejtësi ka qenë një dështim.

Lubonja theksoi në këtë dështim janë përfshirë edhe ndërkombëtarët e korruptuar që sipas tij e mbrojnë reformën duke qenë se për të janë paguar shumë të mëdha edhe të taksapaguesve europianë.

Kjo ishte provë e një opozite të kapur. Unë pres një opozitë që thotë çdo ditë që kjo reformë në drejtësi është e dështuar. Kjo na çon në mbrojtjen e qytetarëve nga një parti në pushtet, që do ta përdorë drejtësinë për të sunduar gjithnjë e më shumë. Nëse është bashkëpunëtore edhe ambasada amerikane, edhe BE, denonco edhe ato sepse kështu të mbështesin shqiptarët. Edhe Berisha edhe Meta e kanë mbështetur në të kaluarën reformën në drejtësi. Ata kanë një mijë mëkate, padyshim. Ato 7 ligjet e famshme që u bënë në mënyrë të njëanshme, sepse në fund reforma në drejtësi ashtu siç u bë, e deri kur u votua nga të gjithë, me rezervat dhe kontrollet që janë bërë në Venecia ishin një pushtet i kontrolluar. Kur Rama bëri ligjet e veta fut Metën president. PD nuk e firmosi. Tani nuk firmos bazën dhe firmos shtyrjen e vetingut. Si ka mundësi? Ata janë shumë të vetëdijshëm që reforma në drejtësi është dështim. Unë jam i tezës që kur nisi, ajo nisi me instrumentalizim të ndërkombëtarëve nga Rama, me idenë që do bëhej si në Kroaci, por ishte një spektakël për të mbuluar realitetin, ku janë përfshirë të huajt në projektin e tij për çlirimin e shqiptarëve nga e keqja. Jam shprehur se kjo është një drejtësi për t’u kapur. Mendimi im sot që edhe ndërkombëtarët janë bërë pjesë e kësaj nga Rama, pjesë e këtij projekti, sepse kanë derdhur paratë.” – tha Lubonja.