Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Shtesat e ligjit për vetingun janë farsë, s’kanë asnjë vlerë. Drejtësia funksionon nën regjinë e Ramës


Nënkryetari i LSI-së, Vasili, deklaroi sot se drejtësia nuk ka lëvizur për asgjë dhe se shtesat apo ndryshimet e ligjit janë farsë pa asnjë vlerë.

Ai theksoi se në vend ka një Kuvend që ka manipuluar me vulë e firmë faktet. Vasili tha se krimi shtetëror nuk ndëshkohet dhe çdo gjë që flitet për reformën në drejtësi është farsë.

“Eshtë besoj momenti më i rëndë që shqiptarët kanë patur. Në vend që drejtësia të ndrinte e të shkëlqente, shohin që kjo drejtësi nuk lëviz as për një krim shtetëror. Kjo drejtësi nuk lëviz për asgjë. Kemi të bëjmë me krim shtetëror. Shtesat e ligjit sot janë një farsë pa asnjë vlerë. I zgjatur apo i shkurtuar vetingu, drejtësia nuk ka lëvizur. Këtu kemi një Kuvend ku manipulimi shtetëror me vulë e firmë është fakt. Gjithçka që flitet për reformën në drejtësi është farsë. Po flas për drejtësi që nuk funksionon, për krimin shtetëror që nuk ndëshkohet. Gjithçka tjetër është farsë.” – tha Vasili.