Vendosni fjalën kyçe....

Dështon takimi i Ramës me banorët, Nënë Liza: Asnjë garanci s’mora, nuk arritëm asnjë marrëveshje


Ka dështuar takimi mes kryeministrit Rama e banorëve të ‘5 Majit’, Laprakës e Paskuqanit.

Ata u mblodhën mëngjesin e sotëm në një protestë para parlamentit duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre nga projekti i rindërtimit në zonën e ‘5 Majit’ e Unazës së Madhe në Laprakë e Paskuqan.

Teksa ishin të mbledhur para Kuvendit mes tyre shkoi kryeministri Rama i cili ftoi në takim tre prej tyre, mes të cilëve edhe Nënë Lizën që është kthyer në simbolin e qëndresës së banorëve të ‘5 Majit’.

Pas përfundimit të takimit, Nënë Liza ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë garanci nga kryeministri dhe se nuk beson asgjë derisa të ketë një proces të rregullt.

“Asnjë garanci s’mora,  do të merrni shtëpi me taksat e popullit, po unë e kam ndërtuar vetë. Do të merrni” thotë. Ne nuk besojmë kurrgjë. Asnjë kontratë s’ka. Unë do ta besoj kur ta marr me vulë me noter.  Kur të ulen, kur ta vulosë kryetari i bashkisë me noter e me gjithçka. Nuk kam mundësi me ia fal shtetit, i kemi falur boll. Unë vilë kam pasur, nuk kërkova vilë. Kam qenë në proces legalizimi. E kanë bllokuar dhe tani pasi e kanë bllokuar, do ta merrni thotë. Kontratën do ta marr kur do ta vulosë Kryetari i Bashkisë, kur të ndërtohen. Do të merrni thotë. Po ku do të marr? Asnjë letër. Asnjë lloj garancie s’kemi marrë! Nuk arritëm asnjë marrëveshje!” – tha Nënë Liza pas takimit.