Vendosni fjalën kyçe....

“Leku letër” – Dua Lipës i del videoja duke u hedhur para striptisteve në një klub nate, nis debati online mes fansave


Një video e Dua Lipës duke i hedhur dollarë striptisteve femra ka ngjallur një debat të ashpër në internet në lidhje me feminizmin dhe këngëtaren me origjinë shqiptare, pasi kritikët kanë bërë thirrje për ta bojkotuar muzikën e saj.

Këngëtarja 24-vjeçare, pas ceremonisë së çmimeve “Grammy” kishte shkuar në një festë të organizuar në një klub striptizmi nga këngëtarja Lizzo, sipas Page Six.


Me të ishin edhe Lil Nas X dhe Rosalia, por sytë e publikut u drejtuan te Dua Lipa pasi në video ajo u hidhte striptisteve kartmonedha në dollarë.

“Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”–  shkruante me ironi personi që kishte publikuar i pari videon.

Duke qenë se në qendër të kësaj videoje ishte Dua Lipa, kritikët e saj nisën të shpërndanin hashtagun #dualipaisoverparty dhe bënin thirrje të bojkotonin muzikën e saj.

Por pavarësisht kësaj, fansat i dolën këngëtares në mbrojtje duke i quajtur hipokrizi kritikat ndaj saj.

“Prisni, pra Gratë nuk lejohen më të shkojnë në klube striptizmi? Betohem në Zot se ju të gjithë nuk do ta dini sa toksike po bëhet kjo kulturë e anulimit. Ju keni nerva të ndaloni Dua Lipën për të shkuar në një klub striptizmi, ndërkohë që ka burra në të njëjtën industri që e bëjnë këtë çdo ditë”– thuhet në një postim që ka marrë gati 5000 pëlqime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *