Vendosni fjalën kyçe....

Habiten mjekët në Lituani, i gjejnë pacientit mbi një kilogramë gozhdë, vida e thika në stomak


Një burri nga Lituania, mjekët i kanë hequr më shumë se një kilogram gozhdë, vida dhe thika nga stomaku.

Mjekët kanë shpjeguar se burri i kishte gëlltitur objekte metalike për një muaj rresht pasi kishte lënë alkoolin, shkruan BBC.

Disa nga objektet e marra gjatë operacionit të zhvilluar në Spitalin Universitar Klaipeda, ishin deri në 10 cm të gjata, sipas transmetuesit publik të Lituanisë LRT.

Kirurgu Sarunas Dailidenas e quajti këtë një “rast unik”.

Në artikullin (në Lituanisht), LRT publikoi një fotografi ku tregohet një tabaka kirurgjikale plot me objekte metalike pas operacionit urgjent tre orësh. Burri ishte sjellë me ambulancë me dhimbje të forta barku në spitalin në bregun e Detit Baltik.

Ai tani raportohet se është në gjendje të qëndrueshme, dhe po monitorohet nga mjekët.