Vendosni fjalën kyçe....

Helmimi i 11 nxënësve në Bulqizë, Dhurata Çupi: Hetoni si janë pajisur shkollat me produkte të rrezikshme


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ka reaguar lidhur me helmimin e 11 nxënësve në Bulqizë. Çupi kërkon që të merren masa dhe të largohen produktet helmuese nga institucionet arsimore.

Po ashtu, Çupi kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe verifikimin e procedurave që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me lëndën që helmoi nxënësit e klasës së gjashtë.

“Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë të shkollës “Shefqet Tançi”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë po kryenin një eksperiment në laboratorin e shkollës.
Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit.
Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital.

Duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla helmuese nga të gjitha shkollat në vend. 
Të kryhet hetim i plotë nga organet kopetente për këtë ngjarje por edhe për procedurat që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me këto produkte që u rrezikon shëndetin fëmijëve.
Skenat që pamë sot me fëmijët e kësaj shkolle, janë tregues i papergjegjshmerise totale te autoriteteve pergjegjese
Fëmijëve të lënduar nga kjo ngjarje u uroj shërim të shpejtë si dhe prindërve të kenë durim për ta kaluar këtë moment.”, shkruan Çupi.

11 nxënës të një shkolle në Bulqizë përfunduan sot në spital. Nxënësit ishin në orën e laboratorit të lëndës së vizatimit, ku po përdornin një lëndë kimike të llojit sapun.

Orën e laboratorit, nxënësit po e zhvillonin në klasë dhe jo në një ambient laboratori. Por pas 30 minutash, nxënësit e klasës së gjashtë, kanë shfaqur simptoma të tilla si përzierje, të vjella  dhe marrje mendsh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *