Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi me strukturat e LSI-së në Lushnjë: Koha të zgjedhim një kryetar bashkie që u nënshtrohet interesave të qytetarëve dhe jo të qeverisë e bandave


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj force politike në Lushnjë, në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit.

Kryemadhi shprehet se Lushnja meriton një shans të ri. Sipas saj, ky është momenti që qytetarët t’i japin vetes dhe familjeve të tyre, një kryetar bashkie që nuk i nënshtrohet interesave të qeverisë.

“Struktura drejtuese e LSI Lushnje më energjike se kurrë për 6 Marsin. Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave. 6 Marsi është dita për Lushnjen, shtëpinë tuaj!”- shkruan Kryemadhi ndërsa publikon një foto nga ky takim.