Vendosni fjalën kyçe....

Plasin memet në rrjetet sociale pas takimit mes Putinit dhe Macronit


Një ditë pas takimit në Moskë, rrjeti është mbushur me meme për presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë rus Vladimir Putin.

Dy homologët u takuan në një përpjekje për të frenuar përshkallëzimin e tensioneve në Ukrainë. Që kur raportet kanë dalë në medie se Rusia ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës, janë zhvilluar një sërë takimesh diplomatike për të qetësuar situatën e tensionuar.

Edhe pse takimi u zhvillua për një çështje kaq të rëndësishme, një fotografi e të dyve tërhoqi më shumë vëmendjen e përdoruesve të internetit.

Kjo jo për shkak të çështjeve të diskutuara gjatë takimit, përkundrazi për mënyrën se si ata ishin ulur në tavolinë, e cila për hir të së vërtetës ishte shumë e gjatë.

MEMET: