Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në “Foltoren” me diasporën në Amerikë: Kanë luajtur rol për liri dhe dinjitet kombëtar


Sali Berisha ka nisur “Foltoren” në distancë me shqiptarët e Amerikës.

Në fjalën e tij hapëse Berisha e cilësoi diasporën shqiptaro-amerikane me rolin më të madh të mbështetjes së fuqishme të çdo angazhimi për liri dhe dinjitet kombëtar të Shqipëri.

Berisha tha se edhe pas 30 vitesh shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e kapur nga droga dhe krimi.

Të dashur qytetarë dhe qytetare të dy vendeve më të dashura për shqiptarët, Shqipërisë dhe SHBA. Ju përshëndes sonte përzemërsisht, përulem me shumë mirënjohje para jush që u bashkuat nga të 4-anët e atij vendi të madh në një ‘Foltore’ historike.

Kjo sepse në historinë e kombit tonë, Kosovës, dhe kudo ku janë shqiptarë, shqiptaro-amerikanët diaspora dhe emigracioni ynë kanë luajtur dhe do të luajnë një rol themelor, të madh të mbështetjes së fuqishme të çdo angazhimi të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar.

Në një seri takimesh në mbarë vendin, në këtë lëvizje dua të ju rrëfej ju se kam gjetur në mënyrë absolute të njëjtin entuziasëm optimizëm, si në revolucionin paqësor të dhjetorit 1990.

Natyrshëm lind pyetja se si mund të ekzistojnë kjo shkallë kaq e lartë në shoqërinë shqiptare, tani pas 30 vitesh. Edhe sot njësoj si 30 vite më parë shqiptarët përballen me një diktaturë, por tashmë të një lloji tjetër, në drogën dhe krimin dhe modelin e shkuar të Shqipërisë.

Sot pas 30 vitesh shteti ligjor në Shqipëri është zëvendësuar me shtetin e kapur nga droga dhe krimi. Ata vendosin sot, kudo, në rrugë, institucione, parlament dhe qeveri. Për shqiptarët, alternativë e vetme sigurie për jetën ka mbetur largimi masiv nga Shqipëria.

Sot ata paguhen më pak se të gjithë popujt e Ballkanit, kur rroga e tyre ka qenë më e larta në rajon. Sot paguajnë çmimet më të shtrenjta, në Europë dhe më gjerë”-tha lideri historik i PD-së, Sali Berisha.