Vendosni fjalën kyçe....

U vetëqëllua me armë zjarri në banesë, humb jetën i moshuari në Lushnjë


Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnjë, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me çifte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme ku 82-vjeçari Ndrek Shani i cili jetonte me familjen e tij, është vetëplagosur me armë në banesë.

Ai është dërguar drejt spitalit të Lushnjës, po për fat të keq nuk ka mundur dot që të mbijetojë.

“Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.