Vendosni fjalën kyçe....

Shkëlzen Berisha ironizon Bashën: PD të ka borxh se nuk të bëri President dhe dy herë Kryeministër


Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka sulmuar përmes një postimi kryedemokratin Lulzim Basha, pasi deklaratës së këtij të fundit se Berisha i ka shumë borxhe Partisë Demokratike.

Me ironi, Shkëlzen Berisha i cili rrallë bën postime e deklarata mbi situatën politike, shkruan: “PD i ka borxhe Lulzim Bashës, pasi nuk e bëri president dhe dy herë kryeministër”.

Mbrëmjen e kaluar, Basha u shpreh në një intervistë televizive se Sali Berisha i ka borxh PD-së pasi e ka bërë dy herë kryeministër dhe president dhe se ka qenë drejtues i partisë për vite me rradhë.

“E vërteta është që lideri historik i ka pasur kontributet e tij, por e vërteta është që PD nuk i ka asnjë borxh madje ai është borxhli ndaj saj. E ka bërë dy herë kryeministër dhe dy herë president dhe e ka pasur në krye të partisë për vite me radhë. Ndaj nuk i ka asnjë borxh këtë tollovi, që mund të ishte shmangur nëse do mbante fjalën për të mos përfshirë demokratët dhe partinë dhe nëse do i ishte bindur vendimit të kryetarit të PD-së.”- ishin fjalët e Bashës.