Vendosni fjalën kyçe....

Parashikimi i Ramës për 6 Marsin: Jam 100% i sigurt, Meta futet në zgjedhje bashkë me Berishën


Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, presidenti Ilir Meta do të futet sëbashku me ish-kryeministrin Sali Berishën.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ai tha se do të bënte një parashikim për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki, duke thënë se ishte 100% i sigurt se Meta do të bëhej bashkë me Berishën për këto zgjedhje.

 “Të bëj një parashikim, ne në zgjedhje do të shkojmë me kandidatë normalë, njerëz normalë që do të shkojnë të ofrojnë një kandidaturë për punë, përballë do të kenë brava, do të kenë vare.

Dhe jam i bindur 100 për qind, 1000 për qind që do të futet edhe Ilir Meta. Mbajeni mend tani që nongrata do të bashkohet me Ilir Metën, Ilir Meta është edhe grata edhe nongrata dhe do të jenë të dy bashkë atje, brava, qysqi, trasta të mbledhur atje.

Çfarë do zgjedhin njerëzit, njerëzit duan të zgjedhin kryetar bashke, këta do zgjedhin bravaxhinjtë, trastaxhinjtë dhe qylsqixhinjtë. Ilir Metën e ke me Saliun, grata, nongratam grata, i ke bashkë të dy sepse është ajo shprehja se ishim te xhamia; çfarë ndodh në fund me derën e xhamisë!”- u shpreh Rama.