Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza Metës: Bashkëorganizator i dhunës ndaj PD-së, merrte informacion e jepte direktiva


Partia Demokratike ka postuar një tjetër status në Facebook që ka të bëjë me presidentin Meta.

Pas atij të para katër orëve, selia blu ka shpërndarë një tjetër postim duke akuzuar kreun e shtetit se është bashkëorganizator i dhunës ndaj PD-së.

Sipas selisë blu, kreu i shtetit merrte informacione jepte direktiva për sulmin nga ajo e quajnë banda e Berishës.

Sipas selisë blu, Berisha e Meta donin të shkatërronin PD-në për hallin e tyre po nuk ia dolën.

“Ilir Meta u shfaq sot si bashkëorganizator i dhunës ndaj PD. Ai merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës. Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ja dolën.” – thuhet në mesazhin e PD-së.