Vendosni fjalën kyçe....

Vdes nga tromboza modelja 18-vjeçare në Brazil, e vaksinuar me të dyja dozat


Modelja braziliane Valentina Boscardin, 18 vjeç, vdiq nga komplikimet e lidhura me Covid. E reja u godit nga një trombozë teksa ishte shtruar në një spital në Sao Paulo.

Njoftimin e trishtë e ka bërë e ëma Marcia Boscardin, një ish-modele dhe tashmë një prezantuese dhe sipërmarrëse e njohur televizive, një frymëzim i madh për vajzën e saj Valentina.

Valentina u vaksinua me dy doza të vaksinës Pfizer dhe nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme. Ajo mund jetë infektuar me Covid gjatë festave të Krishtlindjeve, duke zhvilluar një formë të rëndë të sëmundjes, fillimisht pneumoni të rëndë dhe më pas trombozë.

Modelja u nda nga jeta në fundjavë mes 8 dhe 9 janarit 2022, por lajmi është përhapur vetëm tani.