Vendosni fjalën kyçe....

Putin reagon për vdekjen e Prigozhin: Biznesmen i talentuar por bëri gabime në jetë


Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin ka folur për herë të parë për incidentin që i mori jetën shefit të Wagnerit, Jevgeni Prigozhin.

Në një fjalim televiziv, ai dërgoi ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe gjithashtu e përshkroi Prigozhin si një biznesmen të talentuar.

Ai tha se Prigozhin ishte një person “me një fat të ndërlikuar dhe që bëri gabime të rënda në jetë”.

Putin paralajmëroi se një hetim për përplasjen do të merrte kohë.