Vendosni fjalën kyçe....

Covidi Kosovë, dy humbje jete dhe 427 raste të reja në 24 orët e fundit


Kosova ka regjistruar 427 raste të reja me Covid nga 5 mijë 881 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu, gjatë të njëjtës periudhë kohore fatkeqësisht kanë humbur betejën me virusin edhe dy pacientë.

Ndërkaq janë shëruar nga virusi 31 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158 mijë e 315.

 “13 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforëcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.

Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

Në total numri i rasteve aktive është 2.811.”– thuhet në njoftim.