Vendosni fjalën kyçe....

“S’pashë asnjë me tra në krahë në protestë” – PD i përgjigjet Berishës me këtë video


Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, se nuk kishte parë asnjë tra në protestën e 8 Janarit, duke publikuar një video ku shihet një tra i tillë që mbahet me litarë nga protestuesit.

“Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunen e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij ‘non grata’. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!”- thuhet në mesazhin e PD-së krahas videos në fjalë.