Vendosni fjalën kyçe....

Leverkusen ndal Atleticon, Real Madrid tërmet 6 ballësh ndaj Galatasaray, Atalanta barazon me Man.Cityn


Bayer Leverkusen e ka mundur Atletico Madridin duke e mposhtur 2:1, ndërkohë që Atalanta e ka ndalur Manchester Cityn me një barazim 1:1, me Real Madridin që e shkatërroi 6:0 Galatasarayn dhe Paris Saint-Germainin që e mundi 1:0 Club Brugge dhe Tottenhamin që e poshtëroi 4:0 Crvena Zvezdën midis Beogradit.

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së katër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, të së mërkurës, me shumicën prej favoritëve që dolën triumfues dhe me disa befasi në ndërkohë.

Real Madridi fitoi me lehtësi ndaj Galatasary në ndeshjen e rrethit të katërt në Santiago Bernabeu, me talentin Rodrygo Goes që shkëlqeu.

Rodrygo shënoi het-trik, ndërsa tri golat e tjera për skuadrën e Zinedine Zidane i shënuan Karim Benzema dy dhe Sergio Ramos një.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Realin, i cili tani grumbullon 7 pikë në pozitën e dytë, pesë më pak se PSG-ja dhe pesë më shumë se Club Brugge.

Atalanta luftoi fortë për ta siguruar pikën e parë pikërisht kundër Manchester City në ndeshjen e javës së katërt në San Siro.

Raheem Sterling e kishte kaluar skuadrën e Pep Guardiolës në epërsi pas vetëm 7 minutave. Grabiel Jesus dështoi nga penalltia dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Por Pasalic e shënoi golin që doli të ishte i pikës së parë për italianët pas katër ndeshjeve.

City vijon të jetë lider i Grupit C me 10 pikë, duke i lënë prapa Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagreb me nga pestë pikë secila, ndërsa Atalanta e mbyll grupin me vetëm një pikë.

Bayer Leverkusen e siguroi fitoren e parë dhe i shijoi pikët e para në Grupin D, pasi e mundi Atletico Madridin në ndeshjen e javës së katërt në BayArena.

Një autogol i Thomas Party në minutën e 41-të dhe një gol nga Volland në minutën e 55-të, i mjaftuan gjermanëve ta tronditin skuadrën e Diego Simeones, për të cilën golin e vetëm e realizoi Alvaro Morata në minutën e 94-të.

Përkundër humbjes, Atletico e ruan pozitën e dytë me 7 pikë, katër më shumë se Lokomotiv Moscow.

Leverkuseni është e fundit më tri pik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *