Vendosni fjalën kyçe....

Barbarizëm na Kazakistan, dy policëve u pritet koka mes trazirave të dhunshme – Media


Të paktën dy oficerëve të policisë u janë prerë kokat gjatë protestave të dhunshme në qytetin Almaty të Kazakistanit, sipas raporteve të mediave lokale.

Lajmet për incidentet e supozuara u transmetuan nga kanali televiziv shtetëror i Nur-Sulltanit, ‘Khabar 24’, duke cituar autoritetet e qytetit. Rreth 353 oficerë thuhet se janë plagosur deri më tani. Numri i të vdekurve në mesin e anëtarëve të policisë dhe shërbimit të sigurisë thuhet se ka arritur në 13.

Nuk është ende e qartë nëse rebelët ua prenë kokën viktimave ndërsa ishin ende gjallë apo i gjymtuan trupat e tyre pas vdekjes.

Kanali citoi zyrtarë të deklaronin se prerjet e kokës ishin ‘provë e drejtpërdrejtë e natyrës terroriste dhe ekstremiste të grupeve që marrin pjesë në trazira’.

Agjencia ruse e lajmeve RIA u kërkoi autoriteteve në Almaty të komentonin informacionet që qarkullonin teksa zyrtarë u thanë gazetarëve të saj se të paktën dy trupa ishin gjetur pa kokë.

Protestat u ndezën në shumë rajone në Kazakistan këtë javë, me qytetarët që fillimisht kundërshtuan një rritje të madhe të kostos së gazit të lëngshëm. Në një përpjekje të dukshme për të qetësuar gjendjen, presidenti Kassym-Jomart Tokayev vendosi një tavan në çmimet e karburantit për gjashtë muaj dhe shpërndau qeverinë e tij. Megjithatë, demonstratat e dhunshme vazhdojnë të pandërprera, me ish-kryeqytetin, Almaty, që është kthyer në epiqendrën e protestave të dhunshme.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë demonstruesit duke rrahur oficerët e policisë, duke sekuestruar armë zjarri dhe granata si dhe duke sulmuar dhe duke u vënë flakën ndërtesave qeveritare në gjithë qytetin. Protestuesit raportohet gjithashtu se kanë plaçkitur shumë dyqane.

Njësitë speciale u vendosën në Almaty të mërkurën mbrëma, me raporte për përleshje me armë midis forcave të sigurisë dhe rebelëve të armatosur. Autoritetet thonë se dhjetëra qytetarë të armatosur u qëlluan dhe u vranë nga policia.

Presidenti i quajti rebelët ‘terroristë’ dhe pretendoi se ata ishin stërvitur, duke paralajmëruar protestuesit se autoritetet nuk do lejonin dhunën e plaçkitjet.