Vendosni fjalën kyçe....

Anëtari i kryesisë së FRDP-së: Unë jam krimineli, u futa në burg për të bërë ty kryeministër Lulzim Basha


Pas deputetëve të PD-së, pak më herët shkuan në selinë blu edhe anëtarë të FRPD-së. Një prej tyre, i prezantuar si kryetar i degës në Mamurras, Mariglen Doçi tha se ai është krimineli për të cilin ka folur kryetari Lulzim Basha dhe se është burgosur pikërisht për protestat e mbajtura që ai të bëhet kryeministër.

Doci foli me tone të ashpra ndërsa më pas theksoi se më 8 Janar PD do çlirohet nga “shpura” e Lulzim Bashës.

“Ftoj mediat të ndjekin fjalën e një krimineli, një krimineli i cili për herë të parë u shpall kriminel nga regjimi i Edi Ramës dhe më pas nga ai i Lulzim Bashës.

Unë jam Mariglen Doçi, anëtar i kryesisë së FRPD dhe dua t’i them Lulzim Bashës, unë jam ai krimineli që po pëshpërisje në media dhe për shkak tëndin jam burgos, për të bërë ty kryeministër unë jam burgos. Sepse ato protestat ishin për të të bërë ty kryeministër.

Si unë janë dhe 3300 qytetarë të tjerë, kriminelë, që kanë qenë arrestuar, janë proceduar, për të bërë ty kryeministër. 

PD nuk mund të mbyllet me hekura, ne nuk jemi kriminelë Lulzim Basha, jemi idealistë që e duam PD-në të çliruar jo me si këto metodat e tua, me shkatërrime bravash e mbyllje dyersh. PD nuk duhet të ketë as dyer e as dritare fare sepse është simbol i lirisë. Më datë 8 do çlirojmë selinë tonë nga ti, shpura jote dhe më pas hap pas hapi edhe Shqipërinë, Lulzim Basha. Këtë ta kesh të qartë.”– tha Doçi.