Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi: Afera e inceneratorëve e ka gjenezën të humbja e jetës së Ardit Gjoklajt


Deputeti Belind Këlliçi në fjalimin e tij para protestuesve demokratë sot, ka kujtuar rastin e Ardit Gjoklajt, që humbi jetën në Landfillin e Sharrës, më 7 gusht 2016.

Sipas tij, afera e inceneratorëve e ka gjenezën pikërisht tek kjo ngjarje.

“Dy fjalë i kam edhe për kryehajdutin te bashkia e Tiranës. Gjakun e Ardit Gjoklajt kemi 6 vite që themi nuk do ta falim. Afera e inceneratorëve e ka gjenezën të humbja e jetës së Ardit Gjoklajt. Dua të falënderoj të rinjtë e FRPD-së që kanë protestuar.

Prapa inceneratorëve mund të jenë aktualisht i arrestuar vetëm ish-ministri i Mjedisit, mund të jenë në kërkim Klodian Zoto e Mirel Mërtiri,  por pronari i inceneratorëve ka një emër dhe vetëm një emër Edi Rama. Ndaj SPAK-u të refuzojë thirrjen e Ramës që nuk mund të shkonte hetimi mbi kupolën e ish-ministrit.”- tha Këlliçi.